Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish-këshilltari për terrorizëm i presidentit George Bush e ka akuzuar atë dhe zyrtarët e lartë të administratës se i kanë nënvlerësuar kërcënimet nga terrorizmi para sulmeve të 11 shtatorit. Richard Clarke deklaroi para Komisionit që i heton sulmet e 11 shtatorut se invazioni amerikan në Irak dukshëm e ka minuar luftën kundër terrorizmit. Clarke i tha panelit se administrata e Clintonit, luftimin e Al-Qiadas e ka pasur prioritet të lartë. "Besoj që administrata e Bushit, në tetë muajt e parë e konsideronte terrorizmin çështje të rëndësishme, por jo çështje urgjente", tha Clarke.
XS
SM
MD
LG