Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë shprehur domosdoshmërinë e bashkëpunimit për të luftuar terrorizmin që i kërcënohet kontinentit. Në ditën e dytë të samitit të BE-së, kryeministri britanik Tony Blair tha se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë. "Lufta kundër terrorizmit, çështjet e sigurisë dhe krimi i organizuar, janë fusha në të cilat Evropa duhet të bashkëpunojë më shumë. Dua të besoj që masat për të cilat jemi pajtuar në këtë samit janë vetëm fillimi i procesit për një koordinim me të mirë lidhur me këto çështje, pasi kjo është tepër e nevojshme tash, ka thënë Blair. Ndërkaq, presidenti francez Jacques Chirac ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të zgjidhë konfliktet që janë burim potencial i terrorizmit, për të shtuar se në ato vende ka ndjenjë poshtërimi dhe varfëri, që nuk janë adresuar si duhet nga bashkësia ndërkombëtare: "Nuk do ta mposhtim terrorizmin, përderisa nuk ndërmarrim aksione të qarta dhe të koordinuara për të bërë gjithë çka është e mundur që të shkatërrojmë rrugët e kësaj të keqeje, ka thënë Chirac.
Bashkimi Evropian ka formuar një post të ri të koordinatorit për antiterrorizëm që udhëhiqet nga ish-zëvendësministri i brendshëm holandez, Gijs de Vries.
XS
SM
MD
LG