Nga një sulm i kryengritësve në Mosul të Irakut sot janë vrarë dy persona dhe janë plagosur së paku 19 të tjerë, ka thënë shefi i policisë së qytetit, Shamil Ahmad. Në një incident tjetër, në qendër të Bagdadit, nga një shpërthim i fuqishëm u plagosën pesë civilë irakianë, ka kumtuar ushtria amerikane. Dje, nga përleshjet ndërmjet trupave të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të gueriljes në qytetin Falluxha, në perëndim të Bagdadit, është vrarë një ushtar amerikan, një kameraman irakian dhe së paku 6 civilë të tjerë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.