Ndërlidhjet

TEHERAN


Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike kanë përfunduar punën e tyre në Iran. Agjencia IRNA ka njoftuar se një grup i inspektorëve ka arritur dje dhe shpejt është larguar nga qyteti Natanz në Iranin qendror, ku supozohet se Irani bën pasurimin e uraniumit.
Kjo ishte vizita e parë e inspektorëve atje, pasi Irani kishte suspenduar inspektimet dy javë më parë, për shkak se inspektorët kishin shpallur një rezolutë me të cilën kritikohej Irani për mungesë transparence. Ende nuk dihen rezultatet e inspektimeve të djeshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG