Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të sotme parlamentare të Gjorgjisë tregojnë se partia e presidentit aktual, Mikheil Saakashvili ka fituar zgjedhjet me 79 për qind të votave. Në këtë mënyrë, partia e Saakashvilit dhe aleatët e tij mund të marrin të 150 vendet në parlamentin gjorgjian. Mirëpo, shefi i komisionit qendror të zgjedhjeve, Chiaberashvili ka thënë se parregullsitë kanë qenë aq të mëdha në provincën Ajara, sa mund të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve në gjithë vendin.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.