Ndërlidhjet

BRUKSEL


Fernando Gentilini është emëruar gjatë ditës si i dërguar personal në Kosovë i Komisionerit evropian për cështjet e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, Javier Solana. Ky hap është marrë pas gjendjes së krijuar në Kosovë, si rezultat i protestave të 17 marsit.
Kabineti i zotit Solana bën të ditur se Gentilini, i cili aktualisht është shef i sektorit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Italisë, ka punuar si shef i kabinetit për të dërguarin e Bashkimit Evropian në Shkup dhe ka qenë anëtar i kabinetit të Bernard Kouchner, kur ky i fundit mbante detyrën e shefit të UNMIK-ut. Gentilini pritet të mbërrijë në Kosovë gjatë javës.
XS
SM
MD
LG