Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan i shtetit, Marc Grossman deklaroi sot se bashkëbiseduesit në Beograd dhe në Prishtinë i kanë transmetuar atij, përkushtimin e tyre për një shoqëri multietnike dhe demokratike në Kosovë. Ai, mëtutje, në një konferencë për shtyp, është shprehur se gjatë bisedave në Prishtinë dhe në Beograd fuqishëm e ka dënuar dhunën e fundit në Kosovë. Zoti Grossman ka thënë se gjatë bisedave me zyrtarë në Beograd "ka fituar një bindje të thellë" se ata dëshirojnë ti përmbushin obligimet e tyre ndërkombëtare lidhur me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Në këtë aspekt ai ka thënë se "kuptohet është çështje e tyre se në ç'mënyrë do ta bëjnë këtë". Nënsekretari amerikan i shtetit, Grossman ka thënë se në Uashington do ti paraqes raport zotit Powell dhe se do të theksoj se "obligimet amerikane ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan ende janë shumë të rëndësishme". Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, zoti Grossman u takua me kryeminsitrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica, me kryetarin e unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
XS
SM
MD
LG