Komisionari evropian për politikë të jashtme, Chris Patten tha sot në Parlamentin Evropian se "deklarata e fundit nga ana e Kuvendit të Serbisë për insistimin e sovranitetit të vazhdueshëm të Serbisë dhe për sistemin e kantoneve brenda Kosovës, ishte ekstremisht e padobishme". Siç informon mëtutje agjencia DPA, zoti Patten tha se edhe deklarimet e liderëve shqiptarë të Kosovës se ata nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësia, janë në mënyrë të barabartë të rrezikshme. Zyrtari i lartë evropian, në fjalimin e tij, veçoi kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi duke thënë se ai ishte në nivelin e situatës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.