Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara sot janë pajtuar që trupave amerikane që shërbejnë në Shqipëri tu jepet imunitet nga ndjekja penale e autoritetve lokale. Në një kumtesë të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se "Shtetet e Bashkuara falënderojnë Shqipërinë për bashkëpunim dhe miqësi, që u demonstrua edhe me këtë marrëveshje". Më herët Tiran dhe Uashingtoni kishin nënshkruar edhe marrëveshjen për përjashtimin e personelit amerikan në Shqipëri nga dorëzimi në Gjykatën ndërkombëtare Penale. Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë gjykatë, duke shpjeguar se vendimet e saj do të mund të ishin të motivuara politikisht.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.