Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria amerikane e ka zgjeruar programin e evidencimit të vizitorëve të huaj që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Që nga 30 shtatori, të gjithë të huajt duhet t'i deponojnë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohen. Këto masa i përfshijnë edhe qytetarët nga vendet aleate, si Britania e Madhe, Australia dhe Japonia.
Përjashtim bëjnë vetëm qytetarët nga Kanadaja dhe Meksika fqinje.
"Njerëzit do ta shohin se kjo është në pajtim me mikpritjen amerikane dhe është një siguri e shtuar që do t'i ndihmojë edhe vetë udhëtimet", deklaroi nënsekretari i departamentit për siguri kombëtare, Asa Hutchinson.
XS
SM
MD
LG