Ndërlidhjet

NJU JORK


Dhuna në Kosovë dhe mossuksesi për të ndërtuar një shoqëri multietnike treguan se Kombet e Bashkuara duhet të organizohen për të qëndruar në Kosovë një periudhë më të gjatë, ka deklaruar kryesuesi i Këshillit të Sigurimit, ambasadori gjerman, Gunter Pleuger.
Duhet të mendojmë nëse ky mision duhet mbështetur vetëm nga Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja, apo Bashkimi Evropian duhet të bëjë aranzhmane që në Kosovë të përfshihet më intensivisht, ka thënë ai.
Pleuger ka thënë se Këshilli i Sigurimit sërish do të diskutojë për Kosovën më 14 prill.
Me këtë rast, udhëheqësi i Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë, peshkopi Artemije, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të rrisë numrin e trupave ndërkombëtare në Kosovë dhe të shqyrtojë mundësinë e dhënies së një mandati të ri për misionin aktual.
Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ai e ka cilësuar të dështuar.
XS
SM
MD
LG