Së paku katër të dyshuar për sulmet e 11 marsit të Madrid kanë hedhur veten në erë mbrëmë kur policia spanjolle ka rrethuar banesën e tyre në një paralagje të Madridit. Ministri i brendshëm i Spanjës Angel Acebes ka thënë se në mesin e të vrarëve është edhe i dyshuari kryesor për sulmet e 11 marsit, Abdelmaxhid Farkhet, i njohur si "Tuniziani". Një pjesëtar i policisë ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit.
"Pas të gjitha arrestimeve që kemi bërë dhe pas shpërthimit të djeshëm i gjithë grupi i atyre që kryen sulmin terrorist më 11 mars në Madrid, është arrestuar ose kanë vdekur në vetëvrasjen kolektive", ka thënë ministri Acebes, sipas të cilit në banesën e të dyshuarve policia ka gjetur dhjetë kilogramë eksploziv dhe 200 detonatorë.