Sot është dhjetëvjetori i fillimit të masakrës në Ruandë. 100 ditë të gjendocidit filluan menjëherë pasi aeroplani në të cilin ndodhej presidenti Juvenal Habjarimana u rrëzua më 6 prill 1994. Lufta civile vazhdoi ndërmjet forcave qeveritare të shumicës hutu dhe kryengritësve tutsi, me ç'rast milicia hutu filloi vrasjet e organizuara. Rreth 800 mijë tutsi, por edhe hutu të moderuar u vranë brenda tre muajsh. Nga 81 të dyshuarit për gjenocid janë arrestuar 66, ndërsa gjatë dhjetë vjetësh janë dënuar vetëm 18 persona.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.