Prokurori special i Serbisë i ka tërhequr të gjitha akuzat kundër liderit ultranacionalist Vojislav Sheshel dhe shefit të shërbimit të kundërzbulimit të ushtrisë, gjeneralit Aco Tomiq, të cilët ishin të dyshuar për përfshirje në vrasjen e kryeministrit serb Gjingjiq vitin e kaluar në Beograd.
Prokurori Prijiq tha se të gjitha akuzat janë tërhequr për mungesë të dëshmive. Ultranacionalisti Sheshel ndodhet në Hagë ku po përballet me akuzat për persekutim, vrasje dhe torturë të kryera në Bosnjë dhe Kroaci në fillim të viteve '90.