Presidenti aktual i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika është rizgjedhur në këtë post, ka kumtuar sot Ministria e brendshme duke i shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale. Zoti Bouteflika ka fituar 83% ndërsa rivali i tij Ali Benflis mori 8% të votave. Këto rezultate janë zyrtare por ato duhet të konfirmohen nga Këshilli Kushtetues i Algjerisë.