Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë raportin e Shteteve të Bashkuara lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.
Sipas Teheranit zyrtar ky raport është "propagandë" dhe se Uashingtoni, sipas Iranit, nuk duhet të flasë për gjendjen në këtë vend kur "krime po kryhen në Palestinë dhe Irak".
Departamenti i Shtetit ka publikur javën që sapo lamë pas një raport ku sjell detaje mbi shkeljet në lirinë e shtypit, apo mënjanimin e mijëra kandidatëve liberalë në zgjedhjet e kaluara parlamentare në Iran.
XS
SM
MD
LG