Ndërlidhjet

KRAUFORD


Presidenti amerikan George Bush është takuar me homologun e tij egjiptian, Hosni Mubarak në rezidencën e tij në Krauford, Teksas.
Të dy presidentët diskutuan gjendjen në Irak, dhe kanë shprehur "shqetësime serioze" lidhur me shpërthimin e fundit të dhunës atje.
"Këta njerëz synojnë të bëjnë të qartë përpara kalimit të pushtetit tek vendorët se ata duan të vendosin për fatin e popullit irakian përmes dhunës. Një shoqëri civile, paqësore nuk mund të ndërtohet me njerëz të cilët janë të gatshëm të vrasin për të bllokuar përparimin. Detyra jonë është të krijojmë një atmosferë të sigurtë për popullin irakian, në mënyrë që të mundësohet kalimi i pushtetit", tha Bush.
Lidhur me konfliktin izraelito-palestinez të dy udhëheqësit mirëpritën një tërheqje të mundshme të Izraelit nga Rripi i Gazës, sic është propozuar nga kryeministri Sharon. Bush ka përsëritur mbështetjen për planin amerikan të paqes, i cili parasheh krijimin e shtetit palestinez.
Nga ana tjetër presidenti Bush ka përsëritur për mediat gjatë ditës se nuk ka pasur informacione për sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara para 11 shtatorit 2001. Bush ka theksuar nevojën e reformave brenda shërbimeve të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG