Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Udhëheqësi i misioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, Jean Marie Guehenno i ka kritikuar ashpër liderët shqiptarë të Kosovës për dështimin e tyre në pengimin e dhunës ndaj pakicës serbe, muajin e kaluar. Guehenno i tha sot Këshillit të Sigurimit se përgjigja fillestare e qeverisë së Kosovës ndaj dhunës ishte e papërgjegjshme.
- Ajo që nevoitet qartë është që liderët e Kosovës t'i identifikojnë zyrtarët e nivelit lokal dhe qendror, të cilët mund t'u kenë dhënë mbështetje aktive apo pasive ekstremistëve, dhe të cilët mund t'i kenë shfrytëzuar këto ngjarje për ta promovuar jotolerancën në Kosovë. Liderët e Kosovës nuk duhet të lënë fije dyshimi në përkushtimin e tyre të përzemërt për konfrontimin e ekstremizmit, tha Guehenno.
Në ngjarjet më të dhunshme në Kosovë prej përfundimit të luftës në vitin 1999, u vranë 19 ndërsa u plagosën mbi 900 njerëz. Guehenno tha se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara do ta çojnë përpara planin, i cili bën thirrje për reforma në përmirësimin e kushteve të pakicave dhe çështjeve të tjera para përcaktimit të statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG