Ndërlidhjet

MADRID


Kryetari i Partisë Socialiste spanjolle, Jose Luis Rodriguez Zapatero ka bërë sot betimin si kryeministër i Spanjës, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 14 marsit.
Zapatero po vjen në pushtet pas sulmeve të 11 marsit dhe ka premtuar luftë të pamëshirmshme kundër të gjitha formave të terrorizmit.
Zapatero gjatë fjalimit të tij në Parlament, kur morri votbesimin ka përsëritur se do të mbajë premtimin se trupat spanjolle do tërhiqen nga Iraku, nëse nuk do jenë me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG