Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

FALLUXHA


Drejtues të lartë të forcave ushtarake amerikane dhe përfaqësues të administratës civile kanë vazhdur ditën e dytë të bisedimeve me udhëheqësit vendorë të Falluxhës.
Bisedimet e mëparshme kanë cuar në vendosjen e armëpushimeve, derisa gjatë dy javëve të fundit nga dhunë në Falluxha kanë humbur jetën një numër ushtarësh amerikanë dhe rreth 600 irakianë.
Ndërsa forcat amerikane vazhdojnë të rrethojnë Naxhafin për kapjen e klerikut radikal Moqtadar al-Sadr.
Zëdhënësi i forcave amerikane gjeneral brigade, Mark Kimmit ka deklaruar:
"Qyteti i Naxhafit nuk është cak, por Motdadar al-Sadr është caku unë. Ai mund të dotrëzohjet bazuar në urdhërarrestin nga forcat policore irakiane dhe të përballet me drejtësinë irakiane. Është në dorën e tij të parandalojë dhunën."
Ndërkaq kleriku i moderuar shiitë, Ali al-Sistani ka kërkuar nga forcat amerikane të mos hyjnë në qytetin e shenjtë të Naxhafit.
XS
SM
MD
LG