Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell mbrëmë vonë është shprehur se zyrtarë të lartë të vendeve që i kanë ushtarët e tyre në Irak, kanë thënë se janë të vendosur që të mbesin atje. Këto komente Colin Powell i bëri pas një takimi që kishte me ministrin e jashtëm të Italisë, Franco Frattini. Mëtutje zoti Powell foli për çështjen e largimit të trupave të disa vendeve nga Iraku:
-Mendoj se koalicioni është ende i fortë përkundër ngjarjeve të javës. Mendoj se ministri Frattini, që qëndron pranë meje, është dëshmi e vërtetë e kësaj. Gjatë 48 orëve zhvillova bisedime me shumë liderë të koalicionit dhe ne jemi të dëshpruar që Spanja dhe Hondurasi e konsideruan të domosdoshme tërheqjen e trupave.
Më vonë është raportuar se edhe Republika Dominikane ka shpallur se do ti tërheqë 302 ushtarët e saj nga Iraku.
XS
SM
MD
LG