Ndërlidhjet

RIAD


Një shpërthim ka ndodhur sot në një ndërtesë në kryeqytetin saudit Riad. Agjencia Reuters thotë se së paku 10 persona janë vrarë me këtë rast dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Njoftimet e para thonë se është sulmuar zyra saudite e sigurisë e lidhur me Ministrinë saudite të Informimit.
Zyrtarët në Riad thanë se ky ishte një sulm terrorist, ndërsa televizioni arab ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i sulmuesit vetëvrasës. Gjatë javës autoritetet saudite kanë arritur të pengojnë shpërthimin e pesë autobombave të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG