Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Schefer, deklaroi se procesi politik në Kosovë është shumë i rëndësishëm dhe bëri thirrje për angazhimin në projektin 'standardet për Kosovën'.
“Ne përpiqemi të vëmë demokraci reale në Kosovë, ku minoritetet dhe vlerat të respektohen. Është mirë që jam sërish në Kosovë i shoqëruar nga të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare në NATO, për të prezentuar përkushtimin e aleancës për të ardhmen e Kosovës. Ambasadorët dëshirojnë të marrin informata nga dora e parë se çfarë janë zhvillimet e fundit këtu”, u shpreh Schefer me të arritur në Aeroportin e Prishtinës i shoqëruar nga ambasadorët e 26 vendeve anëtare në NATO, komandanti i NATO-s për Evropë, James Johns dhe komandanti i Krahut Jugor të NATO-s, admirali Gregory Johnson. Gjatë ditës zyrtarët e NATO-s do të takohen me komandantin e KFOR-it, Holger Kammerhoff, liderët vendës dhe shefin e UNMIK-ut, Harri Holkeri.
De Hoop Schefer, tha se aleanca e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë procesin politik në Kosovë.
“Por, lidershipi politik ka përgjegjësi politike për vënjen e dialogut të brendshëm. Është e rëndësishme vënia e dialogut Prishtinë- Beograd dhe pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në institucione”, deklaroi Schefer.
XS
SM
MD
LG