Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara po shohin mundësinë e afrimit në adminsitratën aktuale irakiane të personave të cilët kanë shërbyer gjatë kohës së Sadam Huseinit, apo që kanë qenë anëtarë të Partisë Baathe, por që nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në krime. Ky hap sipas Uashingtonit synon të ndihmojë edhe në procesin e pajtimit brenda Irakut.
Ndërkaq duke folur për kalimin e pushtetit tek vendorët shefi i Pentagonit Donald Rumsfeld tha:
"Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, Lakdar Brahimi po punon me irakinët, zyrtarët e Këshillit qeverisës dhe vendeve të koalicionit për të hartuar një model apo disa, të cilat do të jenë të pranueshme për Irakun, në mënyrë që të transferohet pushteti nga tani deri në 30 qershor. Ndryshimet krijojnë pasiguri dhe ne jemi në një moment të vështirë."
Ndërsa drejtuesit e trupave amerikane në Irak kanë deklaruar se kryengritësit në Falluxha do përballen me një sulm të ri të forcave amerikane, nës enuk dorëzojnë armët.
XS
SM
MD
LG