Luftimet ndërmjet rebelëve dhe forcave amerikane në qytetinn e Fallujas kanë rifilluar edhe sot. Agjencitë thonë se aeroplanët amerikanë F-16 kanë qëlluar në paralagjet e qytetit Golan, me ç'rast janë shkatërruar disa ndërtesa. Kryeministri britanik Tony Blair ka thënë në Londër se sulmety nga ajri ishin të drejta dhe të duhura. "Sipas informacioneve që kam shumica e njerëzve, madje edhe në Fallujah dëshirojn që rebelët t'i dorëzojnë armët e tyre dhe të lejojnë një proces të mirëfilltë të dialogut", tha Blair në Londër.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.