Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane planifikon t'i tërheqë trupat nga rrethina e qytetit Fallujah, ku në tre javët e kaluara zhvillohej ofenziva kundër kryengritësve irakienë.
Por, pak pas publikimit të planit, në Fallujah u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna, ndërsa raportohet se aeroplanët luftarakë e kanë bombarduar zonën.
Më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 10 ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmet e sotme në
Bagdad, Mahmudiya dhe Baquba.
Deri tani, gjatë muajit Prill në Irak u vranë 126 trupa amerikane.
Po sot, u raportua edhe për 5 civilë të vrarë irakienë.
XS
SM
MD
LG