Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e shprehu bindjen se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta kalojë rezolutën për ta konfirmuar dorëzimin e pushtetit nga autoritetet amerikane tek irakienët.
Powell i bëri këto komente në Kopenhagë, pasi më parë, presidenti i Francës Jacques Chirac bëri thirrje për kthimin "real" të sovranitetit në Irak brenda një kuadri të Kombeve të Bashkuara.
"Do të ishte katastrofike zgjidhja e kompromisit, e bazuar në dy-kuptimësinë që Kombet e Bashkuara t'i prijnë procesit, ndërsa gjërat në fakt të mbeteshin të pandryshuara, dhe pushteti efektiv të mbetej në duart e koalicionit", tha Chirac.
Presidenti francez shfaqi dyshime se Këshilli i Sigurimit do të miratojë një rezolutë, siç e kërkon Uashingtoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG