Në takimin e sotëm ndërmjet përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana me kryeadministratorin e Kosovës, Harri Holkeri u diskutuan çështje aktuale. Havier Solana tha se zbatimi i standardeve për Kosovën është "çështje vendimtare për çfarëdo bisedimesh për statusin e ardhshëm". Ai mëtutje tha se "gjetja e zgjidhjes për situatën në Kosovë paraqet përgjegjësi historike për evropianët". Zoti Holkeri, pas takimit, ka thënë se tash nuk është koha që të theksohen "dallimet" ndërmjet komuniteteve në Kosovë por që të bëhet fokusimi në zgjidhjen e problemeve. Harri Holkeri tha se "dokumenti i Beogradit", siç e cilësoi ai planin e qeverisë së Serbisë për Kosovën, paraqet "një bazë të mirë fillestare" për fillimin e zgjidhjes së problemeve. Megjithatë ai tha se ky plan ende duhet të analizohet.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.