Ndërlidhjet

SHKUP


Autoritetet e Maqedonisë sot kanë ngritur akuza kundër ish ministrit të brendshëm (Lube Boshkovski) dhe gjashtë oficerëve të forcave të sigurisë në lidhje me vrasjen e imigrantëve të pafajshëm ilegalë në vitin 2002. Një komision i Kuvendit të Maqedonisë i mori sot imunitetin zotit Boshkovski, në bazë të kërkesës së prokurorit për arrestimine tij. Zëdhënësja e ministrisë së brendshme, Mirjana Kontevska ka thënë se 7 personat e varë, 6 pakistanezë dhe një shtetas i Indisë, në fakt, ishin imigrantë ekonomikë që po kalonin nëpër Maqedoni. Zoti Boshkovski u deklaroi gazetarëve se ai nuk ishte i përfshirë në këto vrasje pasi "nuk kishte dhënë urdhër për eliminimin e një grupi të këtillë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG