Ndërlidhjet

LONDËR


Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se ka zbuluar shenja të torturës në sjelljen ndaj të burgosurve irakienë nga forcat e koalicionit në Irak, dhe bëri thirrje për hetimin e pavarur të çështjes.
Zëdhënësja Nicole Choueiry tha se grupi tani më një vit po i heton pohimet për tortura në Irak.
Komentet e Amnesty International vijuan në kohën kur ushtarakët amerikanë dhe britanikë po e hetojnë autenticitetin e fotografive, në të cilat trupat e tyre i abuzojnë të burgosurit irakienë.
Pamjet në fotografitë, kryeministri britanik Tony Blair i quajti "totalisht të papranueshme".
"Duhet bërë të qartë se nëse këto gjëra vërtetë kanë ndodhur, ato janë tërësisht dhe totalisht të papranueshme. Ne shkuam në Irak për t'i ndërprerë ato gjëra, e jo për t'i bërë", tha Blair.
Ndërkohë, gjenerali i forcave rezerve amerikane, Janis Karpinski, ka deklaruar për New Jork Times se qelitë ku pretendohet të jenë bërë abuzimet, kanë qenë nën kontrollin e rreptë të oficerëve të shërbimit ushtarak amerikan të inteligjencës.
XS
SM
MD
LG