Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zyrtarë të lartë të katërshes për lindjen e Mesme, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara diskutuan mundësinë për të ringjallur përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Katërshja diplomatike ka mirëpritur planin e Sharonit për të tërhequr vendbanimet hebreje nga Gaza dhe pjesërisht nga Bregu Perëndimor.
Pas takimit kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha:
"Sot ju keni parë përpjekjet e anëtarëve të katërshes të cojnë përpara procesin dhe të punojnë me palët, që të respektojnë detyrimet dhe t'i ndihmojmë ato të zbatojnë marrëveshjet e arritura."

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG