Ndërlidhjet

VJENË


Bashkimi Evropian duhet t'i kushtojë vëmendje më të madhe Ballkanit, se sa diskutimit të filluar për pranimin e Turqisë, në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, ka deklaruar koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.
"Deri në vitin 2007 Rumania dhe Bullgaria do të bëhen anëtare të BE-së, ndërsa mundësi që t'i bashkangjitet ka edhe Kroacia", deklaroi Busek për gazetën vjeneze "Kurier". Ai përmend se kandidateve të tjera, siç janë Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia e Mali i Zi, nuk mundt t'iu ndalohet se janë pjesë e Evropës.
XS
SM
MD
LG