Ndërlidhjet

BASRA


Bandat e klerikut radikal, Moqtada al-Sadr, kanë sulmuar patrullat e ushtrisë britanike që veprojnë në Basra, duke shkaktuar trazira në disa pjesë të qytetit.
Burimet e ushtrisë britanike kanë deklaruar se shkalla e trazirave nuk dihet, por po vazhdojnë bisedimet me udhëheqësit vendorë në përpjekje për të ulur tensionet.
Problemet e fundit në Basra erdhën pasi klerikë shiitë kanë kërkuar para mbështetësve të tyre që presidenti Bush të dalë para drejtësisë lidhur me rastet e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë.
Në të tjera zhvillime një ushtar polak ka humbur jetën në qytetin e Qerbelasë, duke qenë ushtari i tretë polak që vritet gjatë këtij misioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG