Presidenti pro-rus i Cecenisë, Ahmed Kadirov u varros sot në fshatin e tij të lindjes. Kleriku cecen 52-vjecar Kadirov ka qenë pjesë e lëvizjes për shkëputjen nga Rusia, përpara se të kalonte në anën e Moskës. Burimet ruse akuzojnë se udhëheqësi cecen Asllan Maskadov ka ndihmuar në hartimin e planit të vrasjes së Kadirovit, derisa vetë Maskadov, përmes një deklarate ka hedhur poshtë akuzat.
Kadirov u vra dje nga një sulm gjatë ceremonive festive me rastin 59 vjetorit të fitores së Rusisë mbi nazizmin.
Kadirov u vra dje nga një sulm gjatë ceremonive festive me rastin 59 vjetorit të fitores së Rusisë mbi nazizmin.