Ndërlidhjet

KIRKUK


13 mbështetës të klerikut radikal Moqtada al-Sadr janë vrarë nga forcat amerikane në përleshjet e orëve të fundit kanë bërë të ditur burimet amerikane. Në Najaf mijëra njerëz kanë kërkuar largimin e al-Sadrit dhe mbështetësve të tij nga Najafi.
Ndërkohë guvernatori i sapoemëruar i Najafit, Adnan al-Zurufi ka propozuar shtyrjen e akuzave per vrasje ndaj Moqtada al-Sadrit së paku deri më 30 qershor. Ai ka thënë se është i gatshëm të takohet edhe vetë më al-Sadrin."Nëse kjo do të jetë në të mirë të Najafit dhe qytetarëve të tij, unë do ta takoj al-Sadrin dhe do t'i them se duam zgjidhje paqësore dhe që njerëzit e tij të armatosur të shpërndahen", tha Zurufi.
XS
SM
MD
LG