Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të lejojë kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë të mbajnë tubime zgjedhore në Kosovë. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Mechtilde Henneke ka thënë për Evropën e Lirë se tubimet parazgjedhore të kandidatëve për kryetar të Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë, për shkaqe sigurie. ajo ka thënë po ashtu se tubimet e këtilla nuk do të lejohen as në veriun e Kosovës, të dominuar nga popullata serbe.
Ndërkohë është njoftuar se në garat presidenciale të Serbisë do të marrë pjesë edhe pretendentja e fronit mbretëror Elizabeta Karagjorgjeviq.
XS
SM
MD
LG