Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kreu i Komandës Qendrore gjenerali John Abizaid dhe komandanti i forcave amerikane, gjenerali Richardo Sanchez dëshmuan para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura rreth skandalit të abuzimit në burgun e Irakut.
Abizaidi pranoi se ka pasur probleme sistematike në burgun e Abu Ghraibit:
"S'ka dyshim se ne kemi gabuar në Abu Ghraib. Ne kemi pësuar një kthim prapa. Unë e pranoj përgjegjësinë për këtë kthim prapa. Por, dështimet e disave, nuk do t'i dekurajojnë shumë gra dhe burra të rinj në kryerjen e punëve të rëndësishme për të mbrojtur kombet jashtë vendit", tha Abizaid. Ai, megjithatë tha se 75 raste të abuzimit janë zbuluar edhe në Afganistan. Edhe gjenerali Sanchez ka pranuar përgjegjësinë për abuzimet në burgun Abu Ghraib.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG