Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan është dënuar me një vit burg, pasi që është shpallur fajtor për abuzimin dhe poshtërimin e të burgosurve irakienë në Bagdad. Gjykata Ushtarake largoi nga ushtria Jeremy Sivitsin për sjelljen e keqe në rastin e abuzimit në burgun e Abu Ghraibit.
"Do të doja t'i kërkoja falje popullit të Irakut dhe atyre të burgosurve, tha Sivits, duke shtuar se është dashur t'i mbrojë ata të burgosur dhe jo të bëjë fotografi.
Të afërmit e të burgosurve në burgun e Abu Ghraibit thanë se po i presin rezultatet e asaj që quhet demokraci amerikane.
XS
SM
MD
LG