Ndërlidhjet

BAGDAD


Kleriku radikal Moqtada al Sadr ka ofruar tërheqjen e milicisë së tij nga qyteti i shenjtë i Najafit, dhe ka kërkuar heqjen e akuzave për vrasje që rëndojnë mbi të. Këtë ofertë të al-Sadrit, e bëri publike këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Irakut, Mouëafak al-Rubaie.
"Unë (Moqtada al Sadr) njoftoj marrëveshjen time për planin në vijim: të eliminohen manifestimet e armatosura, milicia t'i dorëzojë kontrollin e Naxhafit policisë lokale, tërheqja e luftëtarëve të Armatës Mehdi që nuk janë nga Najafi, " citoi deklaratën e al Sadrit, Rubaie. Nuk ka pasur reagime të komandës amerikane, ndërkaq zyrtarë irakianë kanë thënë se koalicioni duhet ta respektojë këtë armëpushim. Ndërkohë, forcat e koalicionit kanë arrestuar zëvendësin e Al Sadrit, derisa mësohet për tre ushtarë amerikanë të vrarë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG