Ndërlidhjet

TEHERAN


Raportet e fundit thonë se të paktën 12 persona janë mbytur dhe 30 janë lënduar në tërmetin që goditi sot Iranin verior.
80 fshatra kanë pësuar nga tërmeti, që sipas Qendrës Seizmike të Universitetit të Teheranit kishte një fuqi prej 5.5 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra në veri të Teheranit. Por, banorët e kryeqytetit kanë dëgjuar dridhje të forta.
"Sot rreth orës 17 00, Teherani është dridhur nga një tërmet i fuqishëm. Cdo gjë shkundej dhe banorët e Teheranit kanë dalë nga shtëpitë, dhe ishin të frikësuar. Tërmeti dhe dridhjet ishin të tmerrshme, rrëfen gazetari iranian Arash Ghavidel.
XS
SM
MD
LG