Ndërlidhjet

BAGDAD


Kleriku radikal shiit Moqtada al-Sadr e cilësoi qeverinë e përkohshme të Irakut si trup jolegjitim të emërtuar nga Shtetet e Bashkuara.
Al-Sadri u ka thënë ithtarëve të vet në qytetin Kufa se nuk do të pranojë asgjë përveç qeverisë irakiene të zgjedhur nga populli, kurse e ka dënuar edhe rolin e Kombeve të Bashkuara në formimin e qeverisë.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 4 ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 5 janë plagosur kur autokolona e tyre kishte hasur në një minë në Bagdad.
Më parë, 3 ushtarë amerikanë u plagosën dhe disa pjesëtarë të milicive shiite u vranë në përleshjet në Bagdad.
Në Nju Jork, ministri i jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari tha se qeveria e përkohshme dëshiron që edhe pas dorëzimit të pushtetit në 30 qershor, forcat e koalicionit të mbeten në Irak për ta penguar kaosin dhe shpërthimin e mundshëm të luftës civile.
XS
SM
MD
LG