Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një 17 vjeçar i përkatësisë serbe, është vrarë sot në
orët e hershme të mëngjesit në Graçanicë që ndodhet 6 kilometra në juglindje të Prishtinës. Policia e UNMIK-ut ka njoftuar se lidhur me këtë vrasje ka arrestuar dy të dyshuar, që të dy shqiptarë të Kosovës. Vrasjen e të riut serb e ka dënuar kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili i ka dërguar ngushllime familjes së të ndjerit dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse ndriqimin e plotë të rastit.
XS
SM
MD
LG