Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbët e Bosnjës kanë vetëm dy javë kohë për të dëshmuar bashkëpunimin me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, ka deklaruar administratori ndërkombëtar i Bosnjës, Paddy Ashdown.
Ashdown ka theksuar se "serbët e Bosnjës duhet të japin prova të qarta dhe konkrete se janë të gatshëm të përmbushin detyrimet ndërkombëtare."
I dërguari i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët në Beograd me ministrin e jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkovic.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG