Ndërlidhjet

TIRANË


Policia në Tiranë ka arrestuar tre shqiptarë të Kosovës të akuzuar nga UNMIK-u për akte terroriste, duke përfshirë kidnapimet dhe vrasjet gjatë viteve 1999-2001. Janë arrestuar Florim Ejupi 25 vjecar, Faik Shaqiri 22 vjecar dhe Xhevat Kosumi 36 vjecar.
Policia shqiptare beson se Florim Ejupi e Faik Shaqiri janë anëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare, që ka marrë përgjegjësinë për disa incidente në Maqedoni, Kosovë dhe Serbinë Jugore. Florim Ejupi në vitin 2001 iku nga kampi Bondsteel, ku mbahej nën dyshimin se ishte i ndërlikuar në minimin e autobusit në afërsi të Podujevës nga mesi i shkurtit të atij viti, me ç'rast ishin vrarë 11 serbë.
Policia shqiptare është duke kompletuar dokumentacionin që dy të parët t'i ekstradohen policisisë së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG