Ndërlidhjet

VARSHAVË


6 ushtarë polakë kanë humbur jetën derisa po pastronin një fushë të minuar në zonën e kontrolluar nga polakët në Irak.
Në zhvillime tjera në Irak, nga shëprthimi i një autobombe kanë vdekur 4 dhe janë lënduar 12 persona në qytetin e Bakubasë, afër një baze ushtarake amerikane.
Ndërkaq, kryeministri i Irakut, Iyad Allawi ka njoftuar për një marrëveshje për shpërbërjen e milicisë së vendit, me të cilën rreth 100 mijë milicë duhet të kthejnë armët e tyre dhe t'u bashkohen forcave të sigurisë deri më 2005.
Marrëveshja u nënshkrua nga 9 organizata, por jo edhe nga armata e klerikut radikal shiit Moqtada al Sadr.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG