Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës ka organizuar mbledhjen e saj të 100-të. “Nëse suksesi i një Qeverie matet me numrin e mbledhjeve të Qeverisë, pra me kuantitet, atëherë mund të themi se kemi qenë Qeveri e suksesshme, por nëse shikohet cilësia apo implementimi i asaj çka është punuar, atëherë aty mund të jemi pjesërisht të kënaqur”, deklaroi kryeministri Bajram Rexhepi pas kësaj mbledhje.
Më tej ai ka shtuar se Qeveria ka funksionuar relativisht mirë duke llogaritur pengesat dhe kufizimet që ka në punën e saj. Por megjithatë ai potencoi se janë qytetarët e Kosovës që vlerësojnë punën e institucioneve.
XS
SM
MD
LG