Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Jam i sigurt se ardhmëria që duan kosovarët nuk është një ardhmëri në të cilën njerëzit mund të vrasin dhe të hedhin në erë autobusë me civilë të pafajshëm pa frikë nga pushteti i ligjit", ka deklaruar komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali amerikan Gregory Johnson, në takimin përshëndetës me shefin në dorëheqje të UNMIKU-ut, Harri Holkeri. Duke folur për trazirat e marsit, admirali Johnson dhe zoti Holkeri thanë se ato nuk guxojnë të përsëriten më dhe se mesazhi i njëzëshëm i Bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje duhet të dëgjohet dhe kuptohet. Në këtë kuadër, Johnson ka ftuar që rindërtimi i objekteve të dëmtuara të përshpejtohet, sepse, siç u shpreh ai, në fund nuk maten fjalët, por veprat.
XS
SM
MD
LG