Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se Arabia Saudite po ballafaqohet me një problem serioz: dhunën kundër të huajve.
Duke folur në Uashington, Powell, lavdëroi përpjekjet e mbretërisë për të ndalur këtë valë dhune.
"Jemi shumë të pikëlluar për humbjen e një jete amerikane dhe jemi të brengosur rreth rrëmbimit të një personi. Po punojmë me zyrtarët sauditë, që ta shpëtojmë atë. Kjo është një kohë e rëndë për Arabinë Saudite dhe unë e di se sauditët po bëjnë çdo gjë që munden, për t'u marrë me këto kërcënime terroriste," tha Powell.