Ndërlidhjet

BEOGRAD


Tomisllav Nikoliq, kandidati i Partisë Radikale serbe të Vojisllav Sheshelit, ka fituar shumicën e votave gjatë zgjedhjeve të djeshme presidenciale të mbajtuara në Serbi. Nikoliq do përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve me Boris Tadic, nga Partia Demokratike në opozitë.
"Numri më i madh i votave është marrë nga Tomisllav Nikoliq, 940 mijë vota apo 31 për qind. Boris Tadic ka marrë 850 mijë vota ose 27.3 për qind. Të dy do vazhdojnë në turin e dytë", ka deklaruar Zoran Lulic, përfaqësues i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi.
Ndërkaq Nikoliq ka shprehur besimin për fitore në turin e dytë.
"Ata që mund t'i bindja për të votuar për mua, i kam bindur në fazën e parë dhe mendoj se janë të mjaftueshëm për të arritur fitoren në turin e dytë. Unë do t'i mbajë votuesit e mi dhe nuk ka arsye për të kundërtën, derisa ata që bazuan fushatën në urrejtjen kundër meje nuk mund të vazhdojnë garën", tha Nikoliq.
Tre votimet e mëparshme për të zgjedhur presidentin e Serbisë kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime, derisa vendi ka afro dy vjet pa president.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG