Ndërlidhjet

LISBON


Vazhdon kampionati evropian i futbollit ku sot do të ndeshen Bullgaria me Suedinë dhe Italia me Danimarkën.
Ndërkaq policia britanike ka arrestuar 14 persona për shkaktim trazirash dhe për lëndimin e dy policëve pas humbjes së mbrëmshme të ekipit britanik nga Franca me rezultatin 2:1. Zinadin Zidan, autori i dy golave për ekipin francez, ka vlerësuar se "fitorja do ndikojë pozitivisht, pasi do mbajë lart moralin e ekipit për ndeshjet e ardhshme".
Ndërkaq ministri i jashtëm britanik, Jack Straw, ka uruar homologun e tij francez, Michel Barnier, për fitoren e mbrëmshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG